Ballkani i Therandës ndali tre pikë në përballjen me Vushtrrinë, në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Fitorja e Ballkanit u sigurua në pjesën e dytë, me rezultat 2:1 ndaj Vushtrrisë.
Golat e fitores për skuadrën nga Theranda u realizuan nga Giovanni në minutën e 64-t dhe Albin Berishës në minutën e 90+4.
Giovani shënoi nga 16 metra në këndin e epërm të majtë.
Në minutën e 90+4 Shurdjiti nga rreth 22-23 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të Vushtrrisë.
Ballkani renditet në vend të pestë me 3 pikë dhe Vushtrria në fund me 0 sosh.