Edon Zhegrova 21 minuta, Juventusi fiton ndaj Frosinones së lojtarit Hasa

Futboll

Edon Zhegrova 21 minuta, Juventusi fiton ndaj Frosinones së lojtarit Hasa

Nga: K.G. Më: 23 gusht 2026 Në ora: 20:29
Pamje nga ndeshja

Juventusi ka marrë pikë të plota nga stadiumi “Benito Stirpe” në Frosinone.

“Zonja e Vjetër” ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Frosinones, në hapje të edicionit të ri në Serie A.  

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është aktivizuar në minutën e 69-të.

Zhegrova e ka zëvendësuar futbollistin Conceicao.

Futbollisti shqiptar, Luis Hasa, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të por me ekipin e tij Frosinone nuk ia dolën të nxjerrin rezultat të favorshëm.

Futbollisti Bremer shënoi në minutën e 22-të pas asistimit të Conceicaos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat