Arsenali nuk heq dorë nga Alvarez, kontakton menaxherin e tij para mbylljes së merkatos

Futboll

Arsenali nuk heq dorë nga Alvarez, kontakton menaxherin e tij para mbylljes së merkatos

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 12:12
Alvarez

Arsenali pritet të bëjë kontakt të ri me menaxherin e Julian Alvarez në orët në vijim, ndërsa përpiqen të bindin sulmuesin e Atletikos t’ju bashkohet.

“Topçinjtë” mbeten të interesuar pavarësisht ngurrimit të lojtarit për t’u transferuar në Angli.

Gazetari Xhanluixhi Longari raporton se Arsenali do të zhvillojë një tjetër diskutim të drejtpërdrejtë me rrethin e Alvarez, me klubin që kërkon të ndryshojë qëndrimin e tij para se të mbyllet afati kalimtar.

E ardhmja e Alvarez është bërë gjithnjë e më e pasigurt pasi Atletiko përjashtoi një transferim në Barcelonë, destinacionin e tij të preferuar.

26-vjeçari është rikthyer që atëherë në stërvitje pasi mungoi në seanca për shkak të një sëmundje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat