Dështon transferimi i sulmuesit të Kombëtares te rivali në Itali

Futboll

Dështon transferimi i sulmuesit të Kombëtares te rivali në Itali

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 11:17
Kombetarja shqiptare

Gjithçka ishte drejt konkretizimit të kalimit të Cristian Shpendit te Cremonese, por krejt papritur ka dështuar.

Fillimisht në media ishte përcaktuar kuota 4 milionë euro që Cremonese do i paguante Cesenës, ndërsa sulmuesi i Kombëtares do firmoste me ekipin e ri deri në vitit 2030.

Ende nuk jepen detaje pse nuk u mbyll marrëveshja, ku mungonte vetëm zyrtarizimi.

Kësisojë, Cristian Shpendi do vijoi te Cesena në Serie B..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat