Chelsea gjen zëvendësuesin e Enzo Fernandez

Futboll

Chelsea gjen zëvendësuesin e Enzo Fernandez

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 00:03
Camara

Chelsea ka gjetur zëvendësuesin e Enzo Fernandezit, i cili sot iu bashkua Manchester Cityt për rreth 140 milionë euro.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur marrëveshje me mesfushorin senegalez Lamine Camara,.

23-vjeçari aktualisht është pjesë e Monacos dhe pritet t’i bashkohet “Bluve të Londrës” për rreth 55 milionë euro.

Camara konsiderohet një nga mesfushorët premtues të futbollit evropian dhe tani pritet të nisë një kapitull të ri në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat