Përfaqësimi në arenën evropiane, më saktësisht në fazën e ligës së Conference League ishte hapi i parë historik i Egnatias, me përfundimin e kualifikueseve.
Pak ditë pasi kampionët e Shqipërisë mësuan edhe verdiktin e shortit për rivalët me të cilët do të “masin forcat” në fushë, i duhet të përballen dhe me parashikimet që e nxjerrin jashtë garës.
Bëhet fjalë për platformën e njohur mediatike “football.meets.data” që ka nxjerrë edhe projeksionet e tabelës mbi shanset e ekipit rrogozhinas pas 6 ndeshjeve.
Për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede, gjithnjë referuar këtij projeksionet, shanset e kualifikimit zerohen, pasi për 6 numër ndeshjes, ata renditen të 26-tët në tabelën e klasifikimit, me vetëm 6 pikë të grumbulluara dhe këtë statistikë: 2 fitore, asnjë barazim dhe 4 humbje me golavarazhin -2.
Po ky projeksion, e nxjerr Midtjylland fituese të ligës me 16 pikë, kundërshtar me të cilin do të përballet Egnatia në ndeshjen e parë në “Air Albania” më 15 tetor.