Nuk e pranon disfatën

Futboll

Nuk e pranon disfatën

Më: 5 shtator 2026 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Gjyqtari Hernandez Hernandez dhe Iglezias Vilanueva si zyrtar i VAR janë kritikuar nga kanali zyrtar i Real Madrid.

Sipas tyre ata u treguan të paaftë, pikërisht në sfidën që Reali humbi 1 me 0 ndaj Betisit.

“E pamë në ditën e parë të ndeshjes me shkelmin e Calas ndaj Viniciusit ose sjelljen e e Rafinjës me Ortiz Arias, duke i treguar mustaqet.

Kjo është ajo që na pret”, ishte pjesë e komentit në “Real Madrid TV”.

Në anën tjetër u vazhdua me hipotezën se nëse e njëjta sjellje e gjyqtarëve do të ishte ndaj Barcelonës.

Kujtojmë se Realit fillimisht iu anulua një gol që do të sillte barazimin.

Më pas u akordua penallti, të cilën Mbape e humbi. Reali u largua me humbje nga transferta, edhe pse rezultati mund të ishte ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat