E shtuna do të jetë dita e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. \
Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “KF Vora”, prej orës 16:00.
Pak ditë para këtij dueli, trajneri Ilir Daja do të ketë mundësinë të llogarisë kapitenin Bruno Dita si dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Lorran. Dy rikuperime tepër të rëndësishme, duke marrë parasysh edhe vlerën që ka kjo përballje me Partizanin në kampionat.
Gjithashtu, siç shihet edhe nga pamjet e shpërndara nga vetë Dinamo në rrjetet sociale, skuadra ka zhvilluar dhe seancën e parë të javës, me ritme të larta dhe fokusin për të vijuar me performancën pozitive, pas suksesit ndaj Elbasanit.