27-vjeçari i Tiranës ftohet për herë të parë nga kombëtarja

Futboll

27-vjeçari i Tiranës ftohet për herë të parë nga kombëtarja

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 14:41
Joseph Colley

Gambia ka publikuar listën paraprake me lojtarët e ftuar për dy sfidat e shtatorit. Joseph Colley i Tiranës është surpriza ndër emrat e tjerë, duke qenë se ftesa i vjen për herë të parë.

27-vjeçari më parë kishte luajtur me moshat e Suedisë. Risia në listë vjen për takimet ndaj Somalisë dhe Ganës.

Colley nuk ka luajtur asnjëherë në vendin ku lindi, duke qenë se si talent kaloi në Suedi.

Qendërmbrojtësi i Tiranës ka fituar menjëherë vendin e titullarit.

Për Gambian fillojnë kualifikueset për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Në grup ndodhet edhe Bregu i Fildishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat