Dion Kacuri ka vendosur të luajë për Kosovën.
Ky është zhvillimi më i fundit që vjen nga “Telegrafi”, ku thuhet se përfaqësuesja “dardane” ka marrë “PO”-në vendimtare të mesfushorit 22-vjeçar pas ftesës së bërë nga trajneri Franco Foda.
Ky i fundit e ka në plan për ta patur pjesë të skuadrës në katër ndeshjet që Kosova do t’i luajë në Nations League dhe në këtë mënyrë, Kacuri bëhet lojtari më i ri që do t’i bashkohet grupi.
Një tjetër hap i madh nga “dardanët” që sigurojnë një prej talentëve më të spikatur shqiptar në Europë si Kacuri, i cili aktivizohet për austriakët e Lustenau dhe që vlen plot 600 mijë euro, referuar platformës së të dhënave “Transfermarkt”.
Në fundin e kësaj jave, Foda do të shpallë publikisht edhe listën me të përzgjedhurit për sfidat që Kosova do t’i luajë përballë Austrisë (dy herë), Irlandën dhe Izraelin.