Sulmuesi shqiptar grumbullohet nga selektori gjerman

Futboll

Sulmuesi shqiptar grumbullohet nga selektori gjerman

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 11:55
Brajan Gruda

Brajan Gruda pritet të marrë për herë të parë ftesën nga Kombëtarja A e Gjermanisë, sipas mediave gjermane.

Sulmuesi 21-vjeçar i RB Leipzig pritet të jetë pjesë e listës së trajnerit të ri, Jürgen Klopp, për grumbullimin e shtatorit. Lajmi është raportuar nga gazetari Florian Plettenberg.

Gruda, me origjinë shqiptare, më herët ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Gjermanisë, por ende nuk ka debutuar me Kombëtaren A.

Sulmuesi në të kaluarën ka qenë i lidhur edhe me Shqipërinë, ndërsa një debutim zyrtar me Gjermaninë do t’ia mbyllte mundësinë për të përfaqësuar kuqezinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat