Beqiri është trajneri i ri i Gabala-s nga Azerbajxhani

Futboll

Beqiri është trajneri i ri i Gabala-s nga Azerbajxhani

Nga: K.G. Më: 16 shtator 2026 Në ora: 12:59
Pamje nga prezantimi

Ish-trajneri i Shkëndijës nga Tetova, Jeton Beqiri, është emëruar trajner i ri i skuadrës Gabala, e cila garon në Superligën e Azerbajxhanit.

Beqiri ka nënshkruar kontratë me Gabala-n për një vit, me mundësi që kontrata të vazhdohet edhe për dy vite të tjera.

Trajneri 44-vjeçar deri vonë drejtoi Shkëndijën dhe me të arriti suksesin më të madh në historinë e klubit, duke e çuar skuadrën deri në 1/16 e finales së UEFA Conference League.

Gjatë karrierës së tij, Beqiri ka qenë trajner edhe i Dritës, Gostivarit, Renovës dhe Strugës, ndërsa ka punuar edhe te Bylisi i Ballshit në Shqipëri. Ai gjithashtu ka qenë drejtor sportiv i Al-Jabalain në Arabinë Saudite.

Jeton Beqiri u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut me Shkëndijën në sezonin 2024/25.

Ai do ta nisë punën te Gabala më 20 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat