Lajm i hidhur në sportin e Kosovës.
Ka ndërruar jetë Arianit Robelli, tifoz i Gjilanit.
“Ju njoftojmë se sot ndërroi jetë njëri ndër anëtarët tanë më besnik, Niti jonë.
Ti çdoherë do të jesh në zemrat dhe mendjet tona. Ti do të jetosh gjithmonë në kujtimet tona dhe përherë do të jesh me ne.
U prehsh në paqe, Niti ynë!”, ka shkruar faqja “Ultras Skifterat”.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arianit Robellit, njërit prej anëtarëve të përkushtuar të tifozerisë “Skifterat” dhe një prej mbështetësve më të zjarrtë të Sport Club Gjilanit.
Arianiti ishte pjesë e pandashme e atmosferës dhe e dashurisë që rrethon klubin tonë. Përkushtimi i tij ndaj ngjyrave kuq e bardh, besnikëria ndaj “Skifterave” dhe prania e tij në përkrahje të klubit do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.
Në këto momente të dhimbshme, Sport Club Gjilani u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Robelli, të afërmve, miqve dhe të gjithë familjes së madhe të “Skifterave”.
Arianiti do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuq e bardh.
U prehtë në paqe!”, shpreh ngushëllime Sport Club Gjilani.