Shkëndija nga Tetova e mposhti bindshëm Bashkimin dhe u rikthye te fitoret në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, por trajneri Artim Pоllozhani u shpreh qartë se nuk ishte plotësisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.
Atij nuk i pëlqyen luhatjet e shpeshta në lojën e skuadrës tetovare, veçanërisht periudhat kur Shkëndija humbiste ritmin e lojës.
“Jam i kënaqur që fituam, por jo me mënyrën se si arritëm deri te fitorja. Nuk më pëlqejnë ato ndërprerje që na ndodhin në lojë, dhjetë minuta në pjesën e parë dhe pastaj edhe një periudhë prej dhjetë minutash në pjesën e dytë.
Nuk duhet të dukemi kështu në fushë dhe kjo është diçka që duhet ta ndryshojmë.
Një ekip si Shkëndija, që ka paralajmëruar se dëshiron të jetë kampion, nuk duhet të duket kështu.
E nisëm mirë ndeshjen, patëm shumë raste në 30 minutat e para që nuk i shfrytëzuam. Rezultati me siguri do të ishte edhe më bindës”, deklaroi Pollozhani.