Dinamo regjistron tre fitore radhazi në Abissnet Superiore.
Diçka e tillë nuk ndodhte për dinamovitët në elitë, që nga shtatori i vitit 2010.
Pas 16 vitesh, ekipi i Ilir Dajës ia doli duke qenë se mposhti Skënderbeun, Elbasanin dhe Partizanin. Ecuria e vitit 2010 ndërkohë ndalej pas pesë fitoreve radhazi.
Asokohe blutë mposhtën Besën, Teutën, Shkumbinin, Vllazninë dhe Elbasanin. Ishte Tirana që e ndaloi ecurinë e fitoreve me një barazim.
Dinamo do të përballet sot, më 19 shtator, me Laçin. Sfida vlen për javën e pestë të Superiores. Kështu do synohet që të ndiqet rruga e 16 viteve më parë, duke qenë se katër fitore radhazi në elitë nuk regjistrohen prej atëherë.