Bjorsi Gjeli është zyrtarisht pjesë e ekipit të parë të Elbasanit.
Verdheblutë e kanë njoftuar inkuadrimin e talentit të akademisë përmes një postimi në rrjetet sociale dhe mesfushori 18-vjeçar pritet t’i bashkohet shumë shpejt trajnerit Ivan Gvozdenovic.
Një tjetër vendim i rëndësishëm nga nënkampionët e Superiores, të cilët vazhdojnë t’u besojnë “djemve të shtëpisë”, njëjtë siç kanë vepruar edhe gjatë verës.
Kujtojmë se Elbasani do të luajë në kryeqytet për të zhvilluar ndeshjen e javës së pestë me Tiranën.
Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe pritet të nisë në orën 16:00.