Barcelona fitoi 1 me 3 në transfertën e Seviljes.
Sfida e djeshme solli 3 pikët e radhës në La Liga ku katalanasit kryesojnë me 21 pikë të plota.
Trajneri Hansi Flik konfirmoi dëmtimin e Kristensen.
Për fat tashmë është pushimi për shkak të kombëtareve, që i vjen në ndihmë katalanasve.
“Mendoj se do të jetë jashtë për disa javë.
Është një dëmtim muskulor, por duhet të presim që të bëhen testet”, tha Flik në konferencë për shtyp.
Kristensen ishte titullar ndaj Seviljes.
Më pas vendin e tij e mori Gerard Martin. Kujtojmë se i dëmtuar është edhe portier Garsia, i cili pritet të kthehet pas pushimit për shkak të kombëtareve.