Ka nisur faza e ligës në edicionin 2026/27 të Ligës së Kampionëve për femra, me 18 skuadra që do të garojnë për trofeun e Evropës.
Faza e ligës nis sot më 22 shtator dhe do të zhvillohet në gjashtë xhiro, me secilën skuadër që do të luajë nga gjashtë ndeshje.
Katër skuadrat e para në tabelë do të kalojnë direkt në çerekfinale, ndërsa ekipet nga vendi i pestë deri në të 12-in do të luajnë në fazën e play-offit.
Barcelona hyn në këtë edicion si kampione në fuqi, pasi sezonin e kaluar fitoi trofeun për herë të katërt. Katalanaset do ta nisin mbrojtjen e titullit ndaj Paris FC.
Në mesin e skuadrave që synojnë të rivalizojnë kampionet janë edhe Arsenal, Chelsea, Manchester City, Bayern Munich dhe OL Lyonnes.
Manchester City rikthehet në fazën e ligës pas një viti mungesë dhe e nis aventurën në transfertë ndaj Bayern Munichut ora 18:45, ndërsa Arsenali përballet me HB Køge dhe Chelsea me Austria Wien në 21:00.
Ndërsa Real Madrid do të përballet me Paris Saint German sonte në 21:00.
Faza e ligës do të përfundojë më 16 dhjetor, ndërsa finalja e garës është planifikuar të zhvillohet në Varshavë në maj të vitit 2027.