Lojtarët e përzgjedhur nga Goce Sedloski sonte zhvilluan stërvitjen në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, e cila ishte stërvitja e fundit para ndeshjes së nesërme me Zvicrën.
Moti ishte me shi dhe jo aq i ngrohtë sa ditët e mëparshme.
Në një mënyrë, kushtet dukeshin sikur ishin “kushte zvicerane” për stërvitjen e Maqedonisë së kapitenit Enis Bardhi.
“Për ndeshjen e nesërme është e qartë se kush konsiderohet favorit.
Por, po aq e qartë është se Maqedonia nesër, kundër Zvicrës së fortë, duhet të tregojë se ka cilësi”, ka shkruar media maqedonase “Sportsport”.