​Argjentina synon ta mbajë Scalonin deri në 2030

Futboll

​Argjentina synon ta mbajë Scalonin deri në 2030

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 14:54
Lionel Scaloni

Federata Argjentinase e Futbollit ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Lionel Scaloni.

Presidenti i AFA-së, Chiqui Tapia, është takuar me Scalonin për të avancuar negociatat rreth kontratës së re, e cila synohet të jetë afatgjatë dhe ta mbajë trajnerin në krye të kombëtares deri pas Kupës së Botës 2030.

Sipas raportimeve, propozimi për kontratën e re i është dorëzuar Scalonit gjatë kësaj jave dhe bisedimet tashmë janë në një fazë të avancuar.

Në Argjentinë dëshirojnë që Scaloni të vazhdojë projektin edhe pas tërheqjes së Lionel Messit nga kombëtarja, me synimin për të ruajtur vazhdimësinë e ekipit.

Scaloni e ka udhëhequr Argjentinën drejt sukseseve të mëdha në vitet e fundit, përfshirë triumfin në Kupën e Botës 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat