Sfida me Bjellorusinë, Haxhia: Është më e rëndësishme sesa duket

Futboll

Sfida me Bjellorusinë, Haxhia: Është më e rëndësishme sesa duket

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 17:40
Sokol Haxhia

Sokol Haxhia, foli në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Bjellorusinë në Ligën e Kombeve.

Drejtori teknik deklaroi se pritet një ndeshje e vështirë, ndërsa e cilësoi atë si më të vështirë nga sa duket.

Haxhia deklaroi se kuqezinjtë janë në një moment delikat dhe nuk ka vend për nënvlerësim.

“Jemi në një moment delikat, pasi kombëtarja jonë vjen pas ndryshimit të trajnerit dhe ardhjes së trajnerit Maran.

Dy ndeshjet e para të qershorit mund të jenë ndikuar nga periudha ose nga nënvlerësimi e lojtarëve, por nuk morëm rezultatet e pritura, siç ishte ndeshja me Izraelin dhe ajo me Luksemburgun.

Ndeshja e sotme është edhe më e rëndësishme sesa duket, po të shohim ecurinë e kombëtares tonë në dhjetë ndeshjet e fundit: pesë të fundit i kemi humbje, ndërsa pesë të parat fitore. Është një ecuri që duket se ka pësuar një rënie gjatë vitit të fundit.

Kjo verë ka qenë shumë revolucionare përsa i përket lëvizjeve të lojtarëve tanë nëpër ekipe, me ndryshime të shumta për lojtarë si Asllani, Gjimshiti, Mitaj apo Hysaj. Për kapitenin tonë Hysaj, madje, mediat italiane raportojnë se mund të pranojë shpejt ofertën e ndonjë skuadre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat