Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi dhuroi paraqitje mbreslënës kundër Bjellorusisë, e fituar 2: 0 nga Kombëtarja, Liga e Kombeve.
Bomberi pogradecar gjeti golin në minutën e 45+2’, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë kuqezinjve.
Jo vetëm kaq, por klasi i 25-vjeçarit ishte prezent sa herë që pogradecari ishte në kontakt me topin. Në lidhje me performancën e lartë të Muçit, nuk ka qendruar në “heshtje” as klubi i Trabzonspor, aty ku luan shqiptar.
“Ne e përgëzojmë lojtarin tonë Ernest Muçi për shënimin e golit të dytë në fitoren 2:0 të Shqipërisë ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve”, shkrun skuadra turke, ndërsa në sfond shfaqet Muçi me fanelën e Trabzonspor, e ku evidentohet flamuri gjigant i Shqipërisë në pjesën mbrapa.