Selektori i Kosovës i zhgënjyer, selektori austriak me deklaratë të fortë

Futboll

Selektori i Kosovës i zhgënjyer, selektori austriak me deklaratë të fortë

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2026 Në ora: 23:05
Franco Foda

Futbollistët e Austrisë u gëzuan pas fitores 3:1 ndaj Kosovës në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve në futboll.

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ishte i zhgënjyer  pas humbjes 3:1 ndaj Austrisë: “Duhej të kishim kaluar në epërsi 0:1.

Momenti që ndryshoi ndeshjen ishte 2:0 para pushimit, kur Xaver Schlager përshkon gjysmën e fushës dhe pastaj arrin të japë edhe atë pasim“.

Foda shtoi se Austria i shfrytëzoi shumë mirë gabimet e thjeshta të Kosovës dhe kalonte shumë shpejt nga mbrojtja në sulm.

Statistikat, megjithatë, nuk ishin plotësisht të barabarta: Austria kishte 14:6 goditje, ndërsa 6:1 goditje në portë.

David Affengruber, autor i njërit prej golave, tha se Austria zhvilloi një paraqitje shumë të mirë dhe se do të kishte dashur ta mbyllte ndeshjen pa pësuar gol.

Për pyetjen nëse paraqitja e tij ishte një rekomandim për më shumë minuta në kombëtare, ai u përgjigj se këtë duhet ta vlerësojnë të tjerët: ai dha maksimumin dhe ekipi mori tri pikët.

Christian Zawieschitzky, në debutimin e tij, tha se ishte i befasuar kur trajneri i tregoi se do të luante, por se u përshtat mirë dhe po e shijonte përvojën.

Kapiteni Xaver Schlager u shpreh gjithashtu i kënaqur:

“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kemi fituar me autoritet. Kjo është shumë e rëndësishme. Jemi me gjashtë pikë, pra rrjedha është ideale”.

Por ai paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë:

“Duhet ta mbajmë këmbën në tokë. Nuk kemi luajtur kundër Spanjës dhe Anglisë. Por zhvillimi është i mirë dhe po bëhemi më të mirë nga ndeshja në ndeshje“.

Selektori i Austrisë, Ralf Rangnick, tha se nuk kishte shumë për të kritikuar:

“Të gjithë e panë se kishim një energji vërtet të mirë në fushë. Ky ishte çelësi i fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat