Vllaznia po shfrytëzon pushimin e kampionatit për të rikuperuar energjitë dhe për të punuar me qetësi, ndërsa një nga lajmet pozitive për stafi n teknik lidhet me gjendjen e grupit.
Kuqeblutë janë thuajse të plotë, me pjesën më të madhe të futbollistëve në gjendje të mirë fi zike dhe pa probleme dëmtimesh.
Kjo situatë merr rëndësi të veçantë për shkodranët, pasi dëmtimet kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për klubin dhe stafi n teknik gjatë dy viteve të fundit. Mungesat e shumta në periudha të ndryshme kanë kufi zuar alternativat e trajnerëve, ndërsa këtë herë panorama është dukshëm më e qetë.
Për momentin, i vetmi futbollist që vijon të jetë në fazën e rikuperimit është Lirim Kastrati. Mesfushori kosovar mungon që prej muajit mars, kur një dëmtim e detyroi të ndërpresë aktivitetin dhe të nisë një periudhë të gjatë rehabilitimi. Kastrati tashmë është në rrugën e rikthimit dhe pritshmëria është që gjatë muajit tetor të bashkohet gradualisht me pjesën tjetër të grupit. Megjithatë, rikthimi në stërvitje nuk nënkupton menjëherë gatishmërinë për ndeshje, pasi futbollistit do t’i duhet kohë për të fi tuar formën fizike dhe ritmin e konkurrimit.
Nëse gjithçka vijon sipas parashikimeve, Vllaznia pritet të ketë në dispozicion një grup të plotë me rikthimin e Kastratit. Për një skuadër që ka pasur një start të vështirë në kampionat, sa më shumë alternativa në dispozicion aq më të mëdha janë mundësitë për të menaxhuar më mirë vazhdimësinë e sezonit.
Përtej rezultateve dhe problemeve të shfaqura në pesë javët e para, gjendja fi zike e futbollistëve është një nga elementët pozitivë të kësaj periudhe.
Stafi teknik mund të punojë me një grup thuajse të plotë, me synimin që lojtarët të arrijnë formën optimale në momentin e rifi llimit të kampionatit.