Berat Gjimshiti është tashmë në kuotën e 76 ndeshjeve me Kombëtaren.
Për të është një moment historik në Finlandë, duke qenë se lë pas Erjon Bogdanin dhe Ervin Skelën.
Gjimshiti është për të tretën ndeshje radhazi si titullar në Ligën e Kombeve dhe duke mbajtur shirtin e kapitenit. Lideri i prapavijës, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, synon sërish që të mos pësohet gol.
Njësoj si ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos.
Më shumë paraqitje se Gjimshiti regjistrojnë Elseid Hysaj si rekordmeni absolut me mbi 100 ndeshje. Po ashtu Lorik Cana, Etrit Berisha, Altin Lala dhe Klodian Duro.
Gjimshi ndodhet vetëm një paraqitje larg Duros. Për të arritur Lalën duhen edhe tri ndeshje të tjera.