Capello vlerëson Amorimin

Futboll

Capello vlerëson Amorimin

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 15:36
Amorim

Fabio Capello ka komentuar punën e Ruben Amorimit te Milani, duke vlerësuar mënyrën se si trajneri portugez ka ndërhyrë te skuadra pa bërë ndryshime të mëdha.

“Duke parë Milanin e sotëm, do ta pyesja Amorimin nëse e ka kuptuar se cilët janë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion. Megjithatë, ai ka bërë mirë që e ka ‘rregulluar’ Milanin pa bërë revolucion. Kur drejton Milanin, nuk mund të bësh revolucion”, u shpreh Capello gjatë një paneli në Festivalin e Sportit në Trento.

Ish-trajneri i Milanit theksoi kështu rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave në një klub me pritshmëri të larta, duke e vlerësuar qasjen e Amorimit në javët e para të aventurës së tij në pankinën kuqezi.

Në të njëjtin diskutim foli edhe Zvonimir Boban, i cili kritikoi tendencën për të ndryshuar trajnerin pas vështirësisë së parë.

“Moda e sotme është të ndryshosh trajnerin në pengesën e parë. Ambicia e Milanit, Interit apo Juventusit nuk mund të jetë thjesht kualifikimi në Champions. Ata duhet të fitojnë”, deklaroi Boban.

Fjalët e Capellos dhe Bobanit vijnë në një moment kur Milani po kërkon të konsolidonte projektin e tij, ndërsa Amorimi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese pa ndryshime radikale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat