Kombëtarja e Shqipërisë nuk ia doli të marrë pikë në transfertë kundër Finlandës, e humbur 1: 2 nga kuqezinjtë, ndeshje e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.
Pas përballjes, foli në zonën e prononcimeve Rey Manaj:
“I ndodh të gjithëve që mund të bëjmë gabime. Pas 3 ditësh do të luajmë sfidën tjetër.
Nëse luajmë kështu, kemi shumë shpresa për vendin e parë. Besoj se gjithë ekipi bëri ndeshje të mirë, madje edhe me 10 lojtarë.
Ndeshjen e kthimit kundër Finlandës e kemi në Tiranë, besoi se do rikthehemi në vendin e parë”.