Kroacia ka pësuar një nga humbjet më të rënda në historinë e saj, sidomos para tifozëve të vet në stadiumin “Rujevica” në Rijekë.
Anglia triumfoi me rezultat të thellë 7:0 ndaj kroatëve, në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll.
Në minutën e 8-të, Harry Kane merr një pasim të saktë nga Jude Bellingham brenda zonës dhe, me një goditje të shkëlqyer në këndin e sipërm të djathtë, kalon Anglinë në epërsi. 0:1.
Në minutën e 21-të, Anthony Gordon shërben një pasim perfekt për Jude Bellinghamin, i cili nga afërsia e dërgon topin në rrjetë. 0:2.
Në minutën e 39-të, Jarell Quansah krijon mundësinë për Anthony Gordonin pas një krosimi që portieri nuk arrin ta largojë. Gordon shënon me kokë nga afërsia. 0:3.
Në fund të pjesës së parë, Bukayo Saka shënon pas asistimit të Jude Bellinghamit, duke e dërguar topin në portën bosh. 0:4.
Në minutën e 53-të, Harry Kane shënon përsëri dhe Anglia e thellon epërsinë. 0:5.
Në minutën e 68-të, Bukayo Saka shënon golin e dytë personal. Harry Kane e nxjerr Sakan përballë portës me një pasim të shkëlqyer dhe sulmuesi anglez tregon qetësi brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë. 0:6.
Në minutën e 87-të, Morgan Rogers shënon për Anglinë, duke e vulosur fitoren e thellë. 0:7.
Në Grupin 3, Anglia kryeson me 6 pikë, ndërsa Kroacia renditet në vendin e tretë me 3 pikë.