Shqipëria zbret në vendin e dytë në grup, kalendari mund t’ia kthejë kryesimin

Futboll

Shqipëria zbret në vendin e dytë në grup, kalendari mund t’ia kthejë kryesimin

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 20:36
Tabela

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve kanë sjellë zbritjen e Shqipërisë në vendin e dytë në grupin C1 të turneut.

Kuqezinjtë iu mposhtën nga Finlanda dhe i dorëzuan pikërisht kësaj të fundit vendin e parë në grup me një pikë më shumë.

Megjithatë, kuqezinjtë mund ta rimarrin këtë vend nëse përtej fitores së pritshme ndaj San Marinos këtë të martë, ndeshja tjetër mes Bjellorusisë dhe Finlandës nuk mbyllet me suksesin e nordikëve.

Sido që të jetë, kreu i grupit do të vendoset në ndeshjet e nëntorit, ku kuqezinjtë përballen fillimisht në shtëpi me Finlandën e më pas në transfertë me Bjellorusinë, në sfidat të cilat do të diktojnë pozitat në grupin C1.

GRUPI C1

26/09 San Marino-Finlandë 0-7
26/09 Shqipëri-Bjellorusi 2-0
29/09 Finlandë-Bjellorusi 0-0
29/09 San Marino-Shqipëri 0-3
03/10 Finlandë-Shqipëri 2-1
03/10 Bjellorusi-San Marino 4-0

06/10 Shqipëri-San Marino ora 20:45
06/10 Bjellorusi-Finlandë ora 20:45
12/11 Shqipëri-Finlandë ora 20:45
12/11 San Marino-Bjellorusi ora 20:45
15/11 Bjellorusi-Shqipëri ora 18:00
15/11 Finlandë-San Marino ora 18:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat