Austria dëshiron të bëjë hapin e radhës të madh drejt ngjitjes në Ligën A të Kombeve në ndeshjen kundër Kosovës.
“Për kombëtaren e Austrisë, të dielën në Prishtinë bëhet fjalë për pikë shumë të rëndësishme.
Me një fitore si mysafir ndaj Kosovës, Austria mund të bëjë një hap të madh drejt ngjitjes dhe rikthimit në ligën më të lartë të Ligës së Kombeve.
Nga ana sportive, Austria tashmë e di se çfarë e pret kundër ekipit të drejtuar nga ish-trajneri i kombëtares austriake, Franco Foda.
Përballjen e parë në Vjenë, ekipi i drejtuar nga Rangnick e fitoi 3:1.
Megjithatë, për ndeshjen e kthimit trajneri i Austrisë pret kushte krejtësisht të tjera.
Sidomos gjendja e fushës në Prishtinë po e shqetëson Rangnickun”, ka shkruar sot mediumi austriak “Heute”.
“Rrallëherë kam parë një fushë kaq të parregullt sa kjo këtu”, u ankua Rangnck.
Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri: në Prishtinë fillon në orën 18:00.