Legjenda e futbollit, Arbnor Morina, është emëruar kryetrajner i ri i klubit Ferizaj.
Pas katër viteve, Morina rikthehet sërish në pankinën e Ferizajt.
Ferizajasit nuk po kalojnë formë të mirë, aktualisht pas javës së tetë renditen në vend të nëntë me 10 pikë në Ligën e Parë të Kosovës.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit.
Morina i bashkohet klubit me synimin për të sjellë përvojën, profesionalizmin e tij në ekip, ndërsa së bashku do të punojmë për të arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit.
I urojmë trajnerit Arbnor Morina mirëseardhje në familjen e FC Ferizajt dhe shumë suksese në detyrën e re!”, ka njoftuar FC Ferizaj.