Mesfushori i Vaduzit, Lutfi Dalipi, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores së thellë 3:0 ndaj Baselit, në një prononcim për mediumin zviceran “Blue”.
Dalipi ka shënuar golin e fundit ndaj Baselit në kuadër të elitës së futbollit zviceran.
“Është një paraqitje fantastike. Ndeshja ishte kënaqësi për t’u luajtur.
Një fitore 3:0 ndaj Baselit është e pabesueshme. Ndoshta, me këtë fitore, mund të nisim një seri rezultatesh pozitive.
Kemi pasur shumë ndeshje të mira ku nuk kemi marrë pikë.
Është kënaqësi të luash këtu me këtë trajner dhe këta bashkëlojtarë; kam shumë liri”, ka deklaruar Dalipi.