Bellingham reagoi ndaj situatë

Futboll

Bellingham reagoi ndaj situatë

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 14:11
Vinícius

Real Madridi e mposhti Villarrealin me rezultatin 1:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së tetë të La Ligës.

Megjithatë, rezultati mbeti në hije të një incidenti ku protagonisti kryesor ishte Vinícius Júnior.

Sulmuesi brazilian u përjashtua nga loja pasi e tërhoqi për flokësh kundërshtarin Saliba. Por sjellja e tij e papërshtatshme nuk përfundoi me kaq.

Pamjet e transmetuesit DAZN zbulojnë edhe atë që ndodhi para përjashtimit. Saliba i thoshte brazilianit se e kishte tërhequr për flokësh, ndërsa Jude Bellingham përpiqej ta qetësonte situatën duke i thënë: “Nuk është asgjë”.

Mesfushori anglez njëkohësisht u kërkonte tifozëve të Real Madridit ta rrisnin mbështetjen nga tribunat. Por, pasi gjyqtari Diaz de Mera nxori kartonin e kuq, Vinícius e humbi plotësisht kontrollin.

“Kartoni i kuq? Kartoni i kuq?! Jo! Jo!” – përsëriste braziliani i habitur, ndërsa bashkëlojtarët përpiqeshin ta mbanin fizikisht që të mos shkonte drejt gjyqtarit.

As kjo nuk e ndali. Vinícius arriti t’i afrohej gjyqtarit deri në fytyrë dhe e pyeti disa herë:

“Pse po e bën këtë?!”

Bellingham reagoi ndaj situatës me një koment të zemëruar:

“Ky nuk është më futboll!”

Vinícius vazhdoi të protestonte edhe gjatë largimit nga fusha.

“Kjo nuk është normale!” – bërtiste ai.

Një tjetër incident ndodhi te hyrja e tunelit, ku Vinícius shtyu një punonjës të La Ligës, i cili qëndronte pas monitorit të sistemit VAR.

Siç shpjegoi gjatë transmetimit gazetari Isaac Fouto, bëhej fjalë për drejtorin e ndeshjes.

Teksa kalonte pranë tij, Vinícius e ofendoi dhe i tha se kjo ishte një “mut i ligës”, duke shprehur zemërimin ndaj organizimit dhe vendimeve të gjyqtarëve.

Ende mbetet të shihet se sa ndeshje do të pezullohet Vinícius për shkak të sjelljes së tij. Ai mund të mungojë edhe në derbin e madh kundër Barcelonës, i planifikuar për 25 tetor.

Për Real Madridin, kjo do të ishte një mungesë e rëndësishme në një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat