Trajneri kroat lë pas Dinamon e Ilir Dajës

Futboll

Trajneri kroat lë pas Dinamon e Ilir Dajës

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 11:30
Dean Klafuriç

Edhe pse Tirana u kritikua për lojën e “vakët” ndaj Laçit, bardheblutë e drejtuar nga Dean Klafuriç ia dolën të fitonin dhe, çfarë është më e rëndësishmja, të merrnin 3 pikët.

Në 5 ndeshjet e fundit të Superiores, bardheblutë kanë regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime, ndërsa më mirë kanë bërë vetëm Teuta (5 fitore) dhe Egnatia (4 fitore dhe 1 humbje).

Në këtë drejtim, Klafuriç ka lënë pas edhe Dinamon e Ilir Dajës, e cila ka grumbulluar 3 fitore dhe 2 humbje në 5 sfidat e fundit të kampionatit.

Është e qartë se “timonieri” kroat ka krijuar një “bosht” të qëndrueshëm dhe një mbrojtje “hermetike”, ndryshe nga ajo që ndodhi në dy javët e para, kur Tirana pësoi disfatat 0-3 ndaj Egnatias dhe 1-3 kundër Teutës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat