Mislav Karoglan do të debutojë në stolin e Partizanit pikërisht ndaj Vorës, në një sfidë ku të kuqtë kërkojnë të reagojnë pas rezultateve negative.
Tifozët nuk lejohen për shkak të dënimit nga Disiplina të Vorës si klub pritës.
Trajneri kroat ka pak kohë në dispozicion për të njohur skuadrën dhe për të bërë zgjedhjet e duhura, por objektivi është i qartë.
Të nisë aventurën me një rezultat pozitiv.
Në përballjen e së dielës, Karoglan pritet të zgjedhë formacionin më të mirë të mundshëm, duke u mbështetur te lojtarët që i konsideron më të gatshëm për të përballuar këtë sfidë.
Për trajnerin e ri, kjo do të jetë mundësia e parë për të dhënë shenjat e ndryshimit dhe për të rikthyer besimin te skuadra. Në formacionin e mundshëm, Qirko pritet të jetë në portë, me Markun, Mijan, Vatën dhe Antanaskoskin në repartin e mbrojtjes.
Në mesfushë parashikohen Dumbia dhe Onguleje, ndërsa Sidibe, Hjumën dhe Aliu do të mbështesin sulmin. Në majën e repartit ofensiv, Skuka është një nga alternativat kryesore, me Faidaron si një tjetër mundësi.