Klasikja e parë e këtij sezoni

Futboll

Klasikja e parë e këtij sezoni

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 12:47
Vllaznia - Tirana

Këtë fundjavë do të luhet edhe Klasikja e parë e Shqipërisë e këtij sezoni. Vllaznia – Tirana, e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të shtunën, prej orës 18:30.

Pak ditë para duelit në “Loro Boriçi”, Vllaznia ka dalë me njoftimin mbi shitjen e biletave.

Përmes postimit në rrjetet sociale, kuqeblutë informojnë tifozët se nga sot mund të bëjnë të tyre biletën për të qenë prezentë në stadium.

Sa i përket çmimeve, tribuna VIP kap 1500 lekë të rinj, ndërsa ajo A dhe B 1000 lekë të rinj.

Në tribunat e tjera, C shkon në 200 lekë të rinj, teksa D dhe E respektivisht 400 lekë të rinj dhe 500 lekë të rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat