Inter U19 fitoi pastër 2:0 kundër Shakhtar Donetsk U19, ndërsa të gjithë vëmendjen e mori eurogoli i sulmuesit të Shqipërisë U19, në UEFA Youth League.
Talenti gjeti rrugën e rrjetës prej distancës së konsiderueshme në minutën e 45+1’.
Për këtë finalizim mbresëlënës të shqiptarit, ka reaguar edhe UEFA Youth League, kompeticion i organizuar nga UEFA, e njohur gjerësisht si Champions League për të rinj.
Ja çfarë shkruan: “Për atë golin e Alen Vukajt...”.
Vukaj është 18 vjeç dhe ka si pozicion natyral sulmues i majtë. Talenti i ka hedhur hapat e parë te moshat e zikaltërve dhe vazhdon të jetë aty, me premisa të mëdha për të ardhmen.