Futbollisti Andrii Pedchenko shënon pothuajse dy të tretat e golave të FC Kosova të Düsseldorfit dhe realizoi edhe në fitoren 1:0 ndaj Krayt. Kundër DJK Adler Union Essen-Frintrop, 21-vjeçarin e pret sfida e radhës.
“Skuadra që renditet në vendin e gjashtë në tabelë pret liderin e kampionatit. Në pamje të parë, ndeshja si vendas e FC Kosova kundër Adler Union Frintropit duket si një përballje krejt e zakonshme e ligës rajonale.
Megjithatë, po ta shohim më nga afër, ka disa arsye pse ia vlen të vizitohet fusha sportive në rrugën Karl-Homann-Straße të dielën”, shkruan mediumi gjerman “RP-Online.de”.
Në Benrath do të përballen tre nga golashënuesit më të mirë të ligës. Andrii Pedchenko i FC Kosova dhe Lasse Dittner i Frintropit kryesojnë renditjen, së bashku me Jan Tkacikun e Solingenit, me nga dhjetë gola secili.
Pas tyre, me nëntë gola, vjen Yannick Reiners, i cili, së bashku me Dittnerin, është një nga lojtarët kryesorë që kanë ndihmuar Frintropin të kryesojë tabelën. Skuadra, e rënë nga Oberliga, ka regjistruar dhjetë fitore në dhjetë ndeshje.
Pas javës së 10-të Landesliga, DJK Adler Union Essen-Frintrop kryeson tabelën me 30 pikë, ndërsa Kosova renditet në vend të 6-të me 15 pikë.