Struga Trim Lum superiore ndaj Skopjes, fiton me rezultat të thellë

Futboll

Struga Trim Lum superiore ndaj Skopjes, fiton me rezultat të thellë

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 14:20
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka shënuar fitore në fushën e vet ndaj ekipit të Skopjes me rezultatin 4:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Vendasit e justifikuan plotësisht rolin e favoritit në këtë përballje dhe, me golat e futbollistëve Bojku, Maleski, Agamani dhe Vosha, arritën një fitore të thellë ndaj kundërshtarit të pafuqishëm.

Ndeshja u zhvillua nën dominimin e plotë të skuadrës strugane, e cila kaloi në epërsi që në minutën e 11-të me golin e Bojkut. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Maleski shënoi një gol të bukur me goditje të shkëlqyer, duke e ngritur rezultatin në 2:0.

Pas gjysmë ore lojë, Agamani realizoi golin e tretë, duke e bërë praktikisht të qartë fituesin e kësaj përballjeje.

Po të mos ishte portieri me përvojë, Naumovski, në portën e Skopjes, epërsia e Struga TL-së do të ishte edhe më e madhe.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Arbi Vosha, i cili në minutën e 59-të shfrytëzoi edhe një reagim të dobët të mbrojtjes së udhëtuesve dhe shënoi me kokë për 4:0.

Kjo ishte fitorja e gjashtë e Struga TL-së në gjashtë ndeshje të zhvilluara në shtëpi këtë sezon, një statistikë që e veçon këtë skuadër nga ekipet e tjera të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Struga TL kryeson me 23 pikë, ndërsa Skopje është në fund të tabelës (i 10-ti) me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat