Uran Bislimi dhe Albian Ajeti kanë qenë protagonistë në fitoren e madhe të Luganos, që mposhti me rezultat 3:2 kampionin në fuqi të Zvicrës, Thun.
Fillimisht, Moncada Arguijo shënoi në minutën e 33-të për epërsinë e Luganos, ndërsa Zoukit barazoi rezultatin në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, Uran Bislimi realizoi në minutën e 49-të për ta rikthyer Luganon në epërsi, ndërsa Albian Ajeti, i inkuadruar në lojë në minutën e 73-të, iu deshën vetëm tri minuta për të shënuar golin e tretë të skuadrës së tij, në minutën e 76-të.
Thun ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të, kur Braschi shënoi nga penalltia, por Lugano arriti ta ruante epërsinë deri në fund për të siguruar tri pikë të rëndësishme.
Bislimi e nisi ndeshjen si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 84-të, ndërsa Ajeti u tregua vendimtar pas inkuadrimit nga banka rezervë.
Pas 11 javësh të zhvilluara, Lugano kryeson tabelën me 31 pikë, të grumbulluara nga 10 fitore dhe 1 barazim.
Skuadra ka shënuar 34 gola dhe ka pësuar vetëm nëntë.
Lugano ka gjashtë pikë më shumë se Young Boys, që renditet në vendin e dytë, ndërsa kampioni në fuqi, Thun, gjendet në pozitën e nëntë me 10 pikë.