Trajneri i Realit befason për Yamalin

Futboll

Trajneri i Realit befason për Yamalin

Më: 26 tetor 2026 Në ora: 00:03
Pamje nga ndeshja

Në konferencës për shtyp, trajneri i Realit, Jose Mourinho foli për duelin mes Marc Cucurellës dhe Lamine Yamalit. Ai e lavdëroi mbrojtësin e Real Madridit, i cili gjatë ndeshjes zhvilloi shumë duele me yllin e ri të Barcelonës, bashkëlojtarin e tij në kombëtaren spanjolle.

“Cucurella luajti kundër një lojtari të madh, i cili njëkohësisht është edhe bashkëlojtar i tij. Më pëlqen t’i shikoj lojtarët e mëdhenj pranë vijës anësore, dhjetë metra larg meje. Aty e kupton më së miri cilësinë e tyre.

Dhe ai djalosh është shumë i mirë, një kundërshtar tepër i vështirë, sepse përveçse është i talentuar, është edhe i zgjuar.

Ai u përpoq me çdo kusht që Cucurella të merrte karton të verdhë, por e përballoi situatën në mënyrë të shkëlqyer.

E ndihmoi edhe Diomande, i cili shumë rrallë i lejonte atij dhe Cancelos të krijonin epërsi numerike. Cucurella zhvilloi ndeshjen më të vështirë të tij dhe ishte i shkëlqyer përballë një djaloshi që është shumë i mirë”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat