“Topi i Artë” si zakonisht shoqërohet me polemika dhe të parat pas fitores së Harry Kane kanë ardhur nga kampi i Lamine Yamal, i cili e shihte veten si fituesi më i mundshëm dhe e kishte deklaruar hapur një gjë të tillë.
Në një intervistë për emisionin “El Larguero”, xhaxhai i tij, Abdul, shprehu zhgënjimin për rezultatin e mbrëmjes, ku Yamal për më tepër përfundoi në vendin e tretë, duke aluduar se e kishin favorizuar Kane për shkak të moshës.
“Jam shumë i trishtuar, nipi im është lojtari më i mirë në botë, të gjithë e dinë.
Nëse të pëlqen futbolli, ti shkon të shohësh Lamine Yamal, jo Harrye Kane.
Kane është një golashënues i madh, por Lamine shkëlqen në fushë.
Meqë Lamin është i ri, ka kohë para tij dhe për këtë arsye nuk ia japin.
Meqë Kane i mbeten edhe tre ditë futboll, ia dhuruan. Jam i sigurt se Lamine do ta mbyllë duke fituar 5. Atij do i kalojë mërzia brenda tre ditësh”, tha xhaxhai i futbollistit spanjoll.