Guti: Çfarë rastësie

Futboll

Guti: Çfarë rastësie

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 11:53
Guti

Harry Kane fitoi “Topin e Artë” 2026, por vendimi nuk është pritur mirë nga të gjithë.

Sipas Vincent García, kryeredaktorit të “France Football”, gara me Kylian Mbappé ishte jashtëzakonisht e ngushtë, madje më e fortë se dueli mes Rodrit dhe Viníciusit në vitin 2024.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Guti, ishte ndër kritikët më të ashpër të rezultatit: “Është një rastësi e madhe që ‘Topi i Artë’, në 70-vjetorin e tij, shkon në Londër dhe e fiton një lojtar londinez. Çfarë rastësie, apo jo? Lamine dhe Mbappé e meritonin më shumë”.

Guti vuri në dyshim edhe reagimin e Kane kur iu komunikua fitorja:

“Nuk e kishte imagjinuar kurrë se do ta fitonte ‘Topin e Artë’. Mendonte se Lamine dhe Mbappé do të renditeshin përpara tij.

Nuk mund të bësh atë fytyrë kur fiton një çmim që mendon se e meriton. Nuk dinte as si ta vishte xhaketën”.

Sipas DAZN, Guti mbuloi fytyrën me duar kur u shpall emri i anglezit. Edhe ish-futbollisti francez Samir Nasri kundërshtoi vendimin: “Kane, ‘Topi i Artë’…

Në rregull, statistikat bënë diferencën dhe ai është lojtar i madh. Sido  qoftë nuk e ka çuar kurrë ekipin e tij drejt një trofeu të rëndësishëm dhe nuk ka qenë vendimtar në ndeshjet vërtet të mëdha. Nuk më emocionon aspak; nuk më intereson fare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat