Endri Çekiçi e gjen golin e parë me fanellën e skuadrës së Gabalas

Futboll

Endri Çekiçi e gjen golin e parë me fanellën e skuadrës së Gabalas

Më: 27 tetor 2026 Në ora: 19:06
Mesfushori Endri Çekiçi me bashkëlojtarë

Mesfushori Endri Çekiçi ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës së Gabalas.

Ai realizoi nga goditje e dënimit ditën e sotme në duelin ndaj Mingachevir, e vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Azerbajxhanit.

Ishte minuta e 42-të, kur pogradecari tundi rrjetën, duke ngritur shifrat në 2:0, teksa kuqezinjtë triumfuan me shifrat 3 me 0, ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.

Çekiçi është aktivizuar 3 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupë.

Vlen të theksohet fakti se Gabala drejtohet nga trajneri shqiptar, Zekerija Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat