Dinamo e Zagrebit ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Rijekës në një ndeshje të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit kroat, duke siguruar tri pikët në minutat e fundit të takimit.
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, ndryshe reprezentues i Shqipërisë, e nisi ndeshjen si titullar në derbin mes dy rivalëve të vjetër.
Hoxha është zëvendësuar në minutën e 90-të.
Dinamo kaloi në epërsi në minutën e 35-të me golin e Stojkoviqit, ndërsa Vignato barazoi shifrat për Rijekën në minutën e 63-të.
Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, Stojkoviq u shfaq sërish, duke shënuar në minutën e 85-të dhe duke i siguruar Dinamos së Zagrebit fitoren dramatike.
Pas kësaj fitoreje, Dinamo e Zagrebit renditet në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Rijeka mban vendin e pestë me 17 pikë.