Cisse i papërmbajtshëm për Milanin në pjesën e parë

Futboll

Cisse i papërmbajtshëm për Milanin në pjesën e parë

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 19:32
Cisse - djathtas

Milan e ka mbyllur në avantazh 2:1 pjesën e parë ndaj Bologna, në sfidën që po luhet në “San Siro” dhe është e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Fillimisht ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me Samuel Mbangula, i cili e kishte të lehtë të dërgonte topin në portën e Mike Maignan, pas një asisti perfekt që mori nga shoku i skuadrës, Nadir Zortea.

Megjithatë, reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 14-të, Alphadjo Cisse barazon shifrat, pas një gafë të rëndë të bërë nga mbrojtësi i Bologna, Theate. Në minutën e 27-të, Cisse prek goditjen e fuqishme të Fikayo Tomori dhe topi përfundon në rrjetë.

Në sfidën tjetër, Venezia-Inter, mungoi goli në pjesën e parë. Vendasit gjetën golin në minutën e 29-të, por që u anulla për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 37-të, Lion Lauberbach i afrohet golit për Venezia-n, por goditja e tij ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Ivan Provedel. Pjesa e parë mbyllet 0-0. I njëjeti rezultat, 0-0, edhe në sfidën tjetër, Parma-Udinese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat