NTVSpor: Vedat Muriqi në vend të Lukakut kundër Goztepes

Futboll

NTVSpor: Vedat Muriqi në vend të Lukakut kundër Goztepes

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2026 Në ora: 15:39
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi me Fenerbahçen po përgatiten për sfidën e radhës. 

Muriqi pritet të jetë nga minuta e parë.  

Trajneri i ri i Fenerbahçes, Dirk Kuyt, ka përcaktuar në masë të madhe formacionin për ndeshjen kundër Goztepes.

Sipas raportimit të mediumit turk NTVSpor, trajneri holandez pritet të bëjë dy ndryshime në krahasim me formacionin e derbit, njëri prej të cilëve është i detyruar.

Pas ndarjes nga Ismail Kartal, Dirk Kuyt është emëruar në detyrën e trajnerit të Fenerbahçes. Në ndeshjen e tij të parë në krye të skuadrës, verdhezinjtë do të presin Goztepen në stadiumin “Sukru Saracoglu”, në Kadıkoy.

Sipas NTVSpor, Romelu Lukaku, i cili ishte titullar në derbin e fundit, pritet ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa Vedat Muriqi pritet të jetë titullar përballë Goztepes.

Kështu, Fenerbahçe pritet të zbresë në fushë me një formacion të ndryshuar në dy pozicione, teksa Dirk Kuyt synon ta nisë me fitore aventurën e tij në krye të skuadrës turke.

Skriniar dhe Oppong në qendër të mbrojtjes

Në portë pritet të jetë Ederson. Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luajë Semedo, ndërsa në të majtin Levent Mercan.

Në qendër të mbrojtjes, përkrah Milan Skriniarit, pritet të aktivizohet Oppong.

Kujtojmë se Archie Brown ishte ndëshkuar me karton të kuq pas incidenteve të ndodhura pas derbit kundër Galatasarayt, prandaj mungesa e tij është e detyruar.

Mesfusha dhe krahët e sulmit mbeten të pandryshuar

Në mesfushë, Kuyt pritet t'i besojë sërish dyshes Guendouzi–Kanté. Përpara tyre do të luajë İrfan Can Kahveci.
Edhe në krahët e sulmit nuk priten ndryshime. Greenwood do të aktivizohet në të djathtë, ndërsa Oguz Aydın në të majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat