Borussia Dortmundi investoi mbi 100 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës për të përforcuar skuadrën, por disa nga transferimet ende nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme.
Në mesin e lojtarëve që po përballen me vështirësi janë dy talentet nga Amerika e Jugut, Justin Lerma dhe Kaua Prates, për të cilët klubi gjerman investoi rreth 16 milionë euro, përfshirë bonuset e mundshme.
Lerma ende nuk ka debutuar zyrtarisht me ekipin e parë për shkak të një lëndimi muskulor, ndërsa Prates ka regjistruar vetëm pak minuta në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.
Përveç lëndimeve, të dy futbollistët po përballen edhe me konkurrencë të fortë në skuadrën e drejtuar nga Niko Kovaç.
Sipas raportimeve, Dortmundi po shqyrton mundësinë e huazimit të Lermas-it gjatë janarit, ndërsa Prates ka rifilluar stërvitjet individuale dhe pritet të rikthehet së shpejti.
Pavarësisht vështirësive, klubi vazhdon t’i konsiderojë të dy futbollistët si investime afatgjata.