Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Dede trajneri më i mirë

Futboll

Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Dede trajneri më i mirë

Më: 30 tetor 2026 Në ora: 12:35
Përzgjidhet formacioni i javës

Java e 9-të e Abissnet Superiore solli rezultate të rëndësishme dhe ndryshime në krye të renditjes, me Egnatian që mori vendin e parë pas fitores ndaj Teutës.

Pas përfundimit të 5 takimeve, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur futbollistët që spikatën në këtë javë, duke formuar edhe 11-shen më të mirë të kampionatit.

Formacioni është ndërtuar me skemën 3-5-2 dhe përfshin lojtarë nga 7 skuadra të kampionatit. Egnatia është skuadra më e përfaqësuar me 4 futbollistë, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Nevil Dede.

Formacioni më i mirë i javës së 9-të (3-5-2)

Mario Dajsinani (Egnatia)

Erjon Hoxhallari (Dinamo City), Georgios Lagonidis (KF Skënderbeu), Eneo Bitri (Egnatia)

Ardit Nikaj (AF Elbasani), Klaus Kashari (Vora), Albano Aleksi (Egnatia), Leandro Frroku (Vora), Redon Xhixha (Tirana)

Ildi Gruda (Egnatia), Amadou Traore (Laçi)

Trajneri më i mirë: Nevil Dede (Egnatia)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat