Shkëndija nga Tetova kërkon rikthimin te fitorja pas barazimit pa gola në derbin ndaj Vardarit, duke synuar tri pikët në Shtip për të ruajtur pozitën e parë në renditje.
Skuadra ka përgatitur këtë duel gjatë gjithë javës, duke përfituar edhe nga fakti se në mesjavë nuk kishte angazhime në Kupë shkak i pezullimit nga edicioni aktual.
Bregallnica - Shkëndija
Stadiumi i Qytetit në Shtip
1 nëntor ora 14:30
Mungesa:
Drilon Islami mbetet jashtë fushave për shkak të frakturës në klavikulën e krahut të majtë, gjë që i ka mbyllur gjysmësezonin vjeshtor.
Në dyshim:
Mbrojtësi Anes Meliqi ndjen shqetësime fizike dhe vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret nga stafi teknik dhe ai mjekësor pak para ndeshjes.
Fakte shtesë
Pozita në tabelë: Pas 11 xhirosh, Shkëndija udhëheq renditjen si lidere me 24 pikë, ndërsa Bregallnica mban vendin e 7-të me 13 pikë (4 fitore, 1 barazim, 6 humbje).
Tradita e duelit: Klubet gëzojnë marrëdhënie shumë të mira mes vete, por përballjet e tyre në fushë karakterizohen gjithmonë nga emocione të mëdha dhe lojë e fortë.
Ndeshja e parë mes veti këtë sezon u luajt në Shkup dhe Shkëndija fitonte 4:1.
Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje në Shtip i është besuar arbitrit Vlatko Ilioski.